Gega: E dimë rëndësinë e ndeshjes me Tiranën

Kryendeshja e ditës luhet sot në 16:45 në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Tiranës. Skënder gega tekniku verilindor të martën për këtë pragsfidë me besimin se të tijtë do dinë të marrin tri pikë.

Gjëndja te Kukësi?

Jemi në situatë komplet tjetër. U kthehemi gjithmonë ndeshjeve të para, atëherë nuk ishim gati, sot jemi në një situatë komplet tjetër. Është një ekip i konfirmuar, lojtarët e njohin njëri-tjetrin, kemi harmoni brenda ekipit. Kemi bashkëpunim mes lojtarëve brenda 90 minutave, por është futboll dhe çdo gjë mund të ndodhi. Megjithatë, jam shumë optimist, sepse kemi grupin dhe kualitetet.

Deklarata e Dedes…

Secili ka mendimet e ndryshme, asnjëherë nuk kam diskutuar qëndrimet dhe deklaratat e kolegëve. Është e drejta e tij të mendojë ka mënyrën e tij të menaxhimit të skuadrës. Unë jam trajner i Kukësit dhe i shikoj gjërat ndryshe. Do t’i karikoj lojtarët, ata e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Mënyra si flasin trajenerët është për t’u respektuar çdo gjë që thotë secili në mënyrën e vet”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!