Napoli fiton ‘drejtësinë’, do luajë me Juven…

Ia del Napoli të fitojë betejën me drejtësinë italiane për të riluajtur ndeshjen me Juventus të dhënë në tavolinë nga instancat sportive 3:0.

Është Kolegji i Garancive në Sport ndërsa ka rrëzuar vendimet e dy gjykatave sportive për ndeshjen Juventus-Napoli dhe ka vendosur që sfida të luhet në një datë të lirë. Do të jetë vetë Liga që do ta ratifikojë datën e re, por Juve- Napoli do luhet në fushë.

Ishte Agjencia Shëndetësore Lokale e rajonit të Campagnës,e cila e ndali Napolin të lëvizë gjatë tetorit me shkakun e COVID-19 pasi dy lojtarë rezultuan pozitivë.

Gjykata Sportive e Federatës Italiane të Futbollit dhe më pas Apeli vendosën fitoren 3-0 të Juventusit në tavolinë dhe zbritjen e një pike në renditje për Napolin.

Pas ankimimit të radhës, Kolegji i Garancive Sportive rrëzoi dy vendimet e mëparëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!