Kasijas kthehet te Reali…

Do t’i caktohet detyra e drejtorit të përgjithshëm të Fondacionit.

Ikona e Realit të Madridit, Iker Kasijas do të bëhët drejtor te klubi me të cilin shkroi lavdinë duke fituar 19 trofe në çerek shekulli si mbretëror.

Ka qënë vetë ish- portieri famoz i galaktikëve dhe i ‘Furive të Kuqe’ i cili ka postuar në rrjete lajmin e kthmit në klubin e bardhë.

Kasijas:

“Krenar që kthehem në shtëpi. Përballem këtë sfidë të re me gjithë entuziazmin dhe dëshirën maksimale, faleminderit për rikthimin”.

Në fakt, Iker Kasijas nuk mundi të tërhiqej nga futbolli në mënyrën që meritonte karriera e tij. Portieri teksa aktivizohej së fundi te Porto në Portugali, pësoi një atak kardiak (1 maj 2019) ndërsa më pas edhe pse tentoi të rikthehej në fushë, zgjodhi të qëndronte i qetë, larg provave fizike të një futbollisti në moshë.

Pak kohë më parë emri i tij u lakua edhe si një kandidat i mundshëm për të kërkuar fronin e drejtimit të La Liga,s për zgjedhjet e radhës. Tani, merr pozicion drejimi në klubin e Real Madrid të presidentit Florentino Perez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!