Daja: Nuk do jem në pankinë ndaj Kastriotit

Ilir Daja thotë se edhe nesër nuk do të jetë në krye të partizanit përgjatë ndeshjes partizani- kastrioti në ‘Selman Stërmasi’

Në një lidhje me “News 24”, deklaroi se është duke pritur përgjigjen e analizave të tjera lidhur me mundësinë ose jo të infektimit me Koronavirus.

Daja:

Larg skuadrës…Që në momentin që kam patur një temperaturë të lehtë dhe gjendje virale, jam izoluar në shtëpi. Për hir të sigurisë prej kësaj situatë, më kanë kërkuar të izolohem. Nuk kam bërë tampon, por një test të shpejtë. Por pres dhe testet e tjera të ekzaminuara, për të mësuar se kur do të kthehem. Nuk do të jem në pankinë, deri në përgjigje të dytë.

Sezoni Nëse do ta vija në raport me një pjesë tjetër, kjo që ju konstatuat është një statistikë e vërtetë. Në 7 ndeshje të 9 javëve, s’kemi pësuar gol. Megjithëse, kemi mangësi për të shkuar te goli dhe fitorja, kemi paturn një balancë të pësimit të golave, jemi një nga ekipet që kemi pësuar më pak. Edhe pse kemi 4 mbrojtësa, ekipi ka sakrifikuar nga sulmi e mesfusha në fazën mbrojtëse. Një mungesë e mbrojtësve do ta na bënte të ndryshonim pozicionin natyral të disa futbollistëve. Një sulmues dhe mesfushor është sakrifikuar për mbrojtësin.

MeloNuk është e vërtetë, ju thatë për disa lojtarë. Në momentin e parë që kemi marrë vesh bllokimin e merkatos, kam thënë të sakrifikijnë të gjithë. Nuk mund të sakrifikojmë lojtarë jo në kondicionin e mirë fizik.

Gjyqi në KASDo të vëmë piketat për të ndërhyrë. Nuk kemi nevojë për shumë lojtarë, sepse ka lotjarë që kanë kontribuar te Partizani. Kanë CV të mirë. Për të përballuar një kampionat me 3 faza, i kemi vënë pikat mbi i, në janar të jemi të kujdesshëm në merkato, sepse s’mund të bëjmë shumë zgjedhje”, u shpreh Ilir Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!