Brdariç: Do të vijojmë të luajmë bukur

Një manovër e gabuar e teknikut shkodran u konsiderua lëvizja e bërë ndaj Laçit teksa largoi një mesfushor si Demir Imeri (sherbeu, goditi traversën dhe kërcënoi disa herë bardhezinjtë).

Megjithatë, Tomas Brdariç është serioz. Para çdo sfide, ai komunikon me publikun përmes konferencave për shtyp duke dhënë të rejat nga ekipi që drejton në fushë.

Sot, përpara se të ndeshet nesër me Apoloninë në Fier, tekniku paraprakisht analizoi humbjen me Laçn ndërsa më pas tregoi arsyet pse Vllaznia duhet të luftojë fort në çdo takim.

Brdariç:

Synimet?

“Për ne çdo ndeshje luhet si një finale. Nuk ka rëndësi se kundërshtari i radhës është në vendin e fundit, pasi dikush duhet të jetë edhe në atë vend. Ne do të luftojmë e punojmë për të marrë një rezultat sa më pozitiv, njëlloj sikur të ishim duke luajtur ndaj ekipit më të mirë”.

Europa?

“Jam shumë serioz në punën time dhe gjithmonë kam deklaruar se shoh nga ndeshja në ndeshje. Humbëm me Laçin dhe e analizuam atë. Kemi për të patur ndeshje të tjera shumë më të forta, por fokusi ynë duhet të jetë gjithmonë aty. Ne nuk kemi pretendime momentale dhe duhet të presim edhe 6-7 muaj të tjerë për të parë fundin.

Jemi këtu të gjithë që e duam futbollin dhe prandaj merremi me këtë pune. Por deri sot nuk kemi patur asnjë qëllim për të parë larg, por për t’u fokusuar te çdo ndeshje. Nuk duam të themi ekipi do të shkojë këtu apo aty. E rëndësishme është që ekipi e do lojën e bukur dhe do të vazhdojmë të luajmë kështu vazhdimisht”.

Mungesat?

“Na mungojnë Imami e Krymi, por kemi lojtarë të tjerë që do të luajnë. Janë lojtarë krejt seriozë dhe nuk shohim ndonjë diferencë të madhe mes tyre. Prandaj do t’i zëvendësojnë pa asnjë problem”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!