Leao ngatërron ‘kronometrin’

Ndonëse u thye një rekord, goli i Leaos së Milanit në sfidën e fituar sot ndaj Sasuolës (1-2) ka ngatërruar njerëzit e statistiakve.

Në shumë studio sportive nëpër botë goli më i shpejtë i historisë në Itali, nisi të marrë vemendje jo vetëm për mënyrën e realizimit por dhe me procesin e matjes elektronike në të qintat e sekondave.

Në Shqipëri, Supersport e raportoi golin rekordmen për 6.22 sekonda ndërsa vetë italianët e ndaluan kronometrin për golin e Leaos në 6,76 sekonda.

Ky ishte goli më i shpejtë i realizuar ndonjëherë në Serie A por jo vetëm pasi edhe në kampionatet elitare të kontinentit, nuk figuron një gol aq i shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!