Briatore: ‘Doktor’, tërhiqu nga MotoGP

Në 2021 Valentino Rosi do të jetë 42 vjeç, por piloti nga Tavulia do të vazhdojë karrierën e tij në MotoGP (me ekipin Iwata).

Ditët e fundit, ‘doktori’ është këshilluar të “ndalojë”. Ishte Flavio Briatore ai që e këshilloi t’i japë fund karrierës profesioniste sepse gjithçka ndryshon në moshën 42 vjeç.

Briatore:

Nga reflektimet te motivimet. Krahasimi nuk mund të bëhet me Zlatan Ibrahimoviç, Roxher Federer apo “lojtarët e vjetër” të sporteve të tjera. Vijimi përbën rrezik. Mbi motorë si profesionist rrezikoni jetën tuaj’

Flavio Briatore, në të shkuarën ka qenë jashtë ‘piste’ pasi u dënua për skandalin që i ndodhi në Singapor në vitin 2008 (favorizim të Alonsos duke stimuluar Nelson Pike Xhunior).

Ish menaxheri i Beneton dhe Renault shtoi “Ai është i shkëlqyeshëm, ka fituar gjithçka, por vjen momenti që duhet të ndalë. Kanë kaluar vite dhe motivimi nuk është më ai i pari”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!