Liga: Kartolina me dëshira për 2021

Liga Profesioniste e Futbollit në Shqipëri u bë e ‘njohur’ kur u ngjit në skenë për të kërkuar 4 ligje te qeveria gjatë verës. Nuk ia doli dhe tani ka vendosur që t’u kushtojë vemendje me pershkrimin sipas fazave të situatës sportive. E ka quajtur “kartolinën e futbollit”.

Në fund të ‘kartolinës’ vjen kushtrimi: “Le të shpresojmë! Një fillim tjetër? Le të besojmë!”

Postimi:

Kartolina e futbollit, festojmë bashkë edhe në ditë të vështira.

Kanë mbetur vetëm pak orë për mbyllur fazën e parë të Kategorisë Superiore. Do të luhen edhe tre javë nga faza e dytë për të mbyllur vitin 2020, mbase vitin më të vështirë në historinë e futbollit. I vështirë, i komplikuar, plot me të papritura. Një vit plot sfida, një vit i çuditshëm, nga çdo pikëpamje, dhe tani, në fund të tij, i mjegullt për të parashikuar ndonjë përfundim.E megjithatë, futbolli, te ne dhe gjetkë, ka rezistuar, ka vazhduar të paraqitet konkurrues dhe argëtues. Për herë të parë, të gjitha klubet shqipëtare pjesëmarrëse në Kupat e Europës kaluan turin e parë paraeleminator. Çfarë mund të thuhet më shumë tani, kur të gjithë kemi përjetuar një situatë të paprecedentë, pothuajse pa e kuptuar që koha është kundërshtari ynë më shumë sesa aleati ynë?Mirë që po ikën, apo sa mirë është që kemi arritur t’i rezistojmë kushteve të tilla?!Për fat të keq, nuk mund të themi, se gjithçka që përcaktoi këtë vit ka mbaruar. Pandemia nuk ka kaluar, problemet e shkaktuara nga ajo janë të njëjta ose pothuajse të njëjta. Pamundësia e të pasurit spektatorë në tribuna, ngjeshja e Kampionatit, krizat e personelit administrativ apo sportiv, të shkaktuara nga infeksionet për fat të keq, mund të vazhdojnë.Si shkoi? Si rezistoi futbolli? Ajo që të vjen në mënd duhet të ishte, “në solidaritet”. Bota e futbollit është bërë, në shumë raste, familja e futbollit. A nuk u solidarizuan të gjithë në periudhën e bojkotit si asnjëherë më parë me kërkesat drejtuar Qeverisë?Ulja e siparit, pra, një vazhdim i dukshëm që ekziston, duke pritur kohë më të mira, duke pritur që njerëzit të kthehen në stadiume dhe shfaqjet që, dikur, jo shumë kohë më parë, ne patëm vërtet.Çfarë do të kemi në vitin 2021? Nuk është aq e lehtë të parashikohet, duke marrë parasysh që tani gjithçka duket se shtrihet përtej kufirit midis viteve. Kriza e koronavirusit, shkallët e zbrazura të stadiumeve, situata e përkeqësuar ekonomike, frika, e panjohura po shfaqen si një ushtrim mbijetese. Deri atëherë, Gëzuar Festat e fundvitit, që këtë rradhë si asnjëherë tjetër do t’i festojmë së bashku edhe nga fushat e futbollit pa bërë thuajsë asnjë ditë pushim.Është e vështirë. Shumë kufizime, pak gjëra të sigurta për t’u mbështetur. Ulja e siparit? Le të shpresojmë! Një fillim tjetër? Le të besojmë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!