Çokaj viziton Laçin, ‘Xhixha gol të bukur…’

Enis Çokaj viziton në mënyrë të beftë ish -skuadrën e tij Laçin. Mesfushori i Kombëtares kuqezi teksa aktivizohet në Kroaci me Lokomotivën, i solli fat bardhezinjëve teksa në çastin e golit të Xhixhës në të 89′-ën ndaj Vllaznisë,u pa të festojë ndjeshëm.

Në fakt mesfushori ka luajtur edicionin e kaluar për 6 muaj i huazuar nga Lokomotiva teksa me klasin e treguar me fanellën bardhezi, ka bërë për vete mjaft simpatizantë.

Pas ndeshjes u takua me presidentin Laska duke ndarë emocionet e duelit Laçi- Vllaznia (1-0). Këtë herë në rolin e një ishi, lojtari që vjen nga zona e Koplikut për ‘Sporti im’ tha se do kishte pëlqyer barazimin…

“Më pëlqeu ndeshja, goli i Xhixhës ishte i bukur. E festova pasi e kam mik por doja ‘shënjën x'”-tha Çokaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!