Gega: Vlerësojmë Kastriotin, në janar bëjmë merkato

Në prag të ndeshjes nesër me Kastriotin, trajneri i verilindorëve, Skënder Gega kërkon vlerësim maksimal nga të tijtë pasi sipas tij çdo ndeshje vlen tri pikë. Kukësi ka bërë një ecuri fantastike ndërsa pas dy javëve të para më pas ka gjetur ritmin dhe plot meritë ka marrë vendin e dytë provizor.

Gega:

Kastrioti?

I druhemi çdo kundërshtari. Kastrioti në fushën e vet është një skuadër agresive. Është një ekip që ka bërë mirë, pavarësisht rezultateve të fundit. Duhet vlerësuar. Respekt maksimal për ta, por ne jemi në rrugën e duhur. Në ndeshjet e fundit kemi treguar një performance të mirë. Megjithatë, kemi akoma shumë punë për të bërë, duhet të përmirësohemi”.

Kalendar i vështirë…

“Është shumë e vështirë. Në fillim e kishim shumë të vështirë, sepse mungonin shumë elementë. Nuk kishte ndeshje miqësore, shumë lojtarë erdhën në momentet e fundit. Tani mundësitë janë ndryshe. Sigurisht, sfidat janë të vështira, por jo të pakalueshme”.

Përforcime në janar?

 Akoma skemi menduar për merkaton, deri në janar kemi shumë sfida të vështira. Do të përpiqemi të marrim maksimumin me këta lojtarë që kemi në dispozicion. Më pas do të ulemi me drejtuesit dhe do bisedojmë. Por sot për sot mendojmë vetëm për Kastriotin”.

Trajner fitues edhe te Kukësi?

E kemi grupin, që mund të bëjë mrekulli, por do kohën e vet. Do ia lëmë kohës. Nuk është një sfidë personale, është thjesht profesioni im, që si çdo trajner mundohem të jap më të mirën. Do përpiqem të jap maksimumin, me gjithë shpirt, jo vetëm për vete, por edhe për klubin që më ka besuar ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!