FIA ka gati kalendarin, Formula 1 me 23 gara

Nuk ka një moment pauze. ndonëse pandemia ende nuk po ikën, FIA ka ndërmend të zgjerojë garat e Formula 1 për botërorin e 2021-it.

Ka qënë Këshilli Botëror i Motorsportit ka vendosur ta aprovojë kalendarin për vitin 2021 të propozuar nga FIA pak muaj më parë e cila parashikon 23 gara në mbarë globin.

Ndërkaq me një garë ende të pavendosur se ku do luhet, edicioni i ri do të startojë në 21 mars në Australi dhe do të mbyllet sikundër pak ditë më parë në (5 dhjetor) në Abu Dabi të Emiratëve të bashkuara Arabe.

Sakaq do ketë edhe ndryshime në kalendar në përcaktimin e datave të reja të garimit në pista të veçanta. Kështu, Çmimi i Madh i Holandës ndryshe nga sa u tha në plan-projekt, në kampionatin e ri do të zhvillohet në pjesën e dytë të sezonit, ndërmjet garave në SPA (Belgjikë dhe Monza (Itali).
Por edhe Çmimi i Madh në Angli do të zhvillohet në korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!