Ibra mbyll vitin, suedezi te Milan në janar

Zlatan Ibrahimoviç mbyll me futbollin për vtitn 2020. Sulmuesi suedez, i cili po synonte të kthehej të dielën daj Sasuolos pas një dëmtimi në kofshën e majtë të konstatuar më 22 nëntor në Napoli, ndjeu sërish dhimbje në fund të trajnimit të sotëm. Dhimbje në pulpën e këmbës së majtë.
Për më tepër,rezonanaca e kryer sot, tregoi një sufuzion hemorragjik në kofshën e majtë. Një ekzaminim i dytë kontrolli do të bëhët pas 10 ditëve.
Në këtë mënyrë 39 vjeçari duket se lë në një situatë jo të mirë sulmin kuqezi pasi me performancën e treguar e golat e shënuar, Ibra i pati kthyer ‘dinjitetin’ skuadrës së Stefano Piolit. Madje duke rezultuar goleadori i Seria A me 10 gola. Pas 12 javëve, Milan kryeson Seria A me 28 pikë. Me gjasë kthimi në 3 janar…