Sherri: Ndjesi e veçantë, dua suksesin ndaj Vllaznisë

Erdhi në verë te Laçi dhe në prezantimin e parë në Europa League ndaj Keshlas bëri heroin duke mbajtur 90’minuta portën të paprekur e pritur një penallti me vlerë kualifikimin.

Bëhët fjalë për Alen Sherrin portierin shkodran të bardhezinjëve i cili të martën mbushi 23 vjeç. Të shtunën për herë të parë ndaj Vllaznisë së tij si kundërshtar. Për Vizion Plus, portieri sot ka deklaruar:

Ndaj ish skuadrës…

Të përpiqem ta shoh si ndeshjen e radhës sepse në fund të fundit unë jam një profesionist dhe për mua të gjitha ekipet kundërshtare janë njësoj.

Ndjesia?

Një ndjesi e veçantë për mua sepse nuk e di si do ndihem në fushë përballë një skuadre që jam rritur por shpresoj të jap më të mirën dhe në fund të dalim fitimtarë nga kjo ndeshje.

Rezultatet e së shkuarës?

“Vijmë pas disa ndeshjeve me rezultate jo të mira por shpresojmë që të vijnë në ndeshjet e ardhëshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!