Mesi, Ronaldo, Levandovski, vjen çmimi

Në Zyrih pas pak Çmimi ‘The Best FIFA Men’s Player 2020’

Pas pak FIFA do të shpallë më të mirët e futbollit për vitin 2020. Pa prezencë spektatorësh eventi do të startojë në 19:00. Ndonëse ka qënë një vit shumë i vështirë për çdo sport dhe veçanërisht për futbollin për shkak të pandemisë COVID 19, institucioni më i lartë i futbollit në Botë do të kurorëzojë fituesit e çmimeve individuale.

‘Lojtari më i Mirë i Vitit’, pritet të dalë nga treshja tashmë e fiksuar mes kandidatëve: Ronaldo, Mesi dhe Levandovski. Polaku pritet të jetë një hap para këtë sezon duke qënë se i ka fituar gjithë trofetë me Bajernin e Mynihut dhe ka shënuar një ‘thes’ me gola.

Në mungesë të Çmimit nga “France Football” teksa e anuloi me kohë shkak pandemia globale, çmimi i sotëm do të konsiderohet si verdikti i drejtë pse jo dhe sinjifikativ i atij që do fitojë.

FIFA ka bërë me dije se proçedura e votimit nuk ka ndryshuar. Për të shpallur më të mirët kanë dhënë votat e tyre trajnerët dhe kapitenët e gjithë skuadrave përfaqësuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!