Starova bëhët pjesë e stafit të Teutës

Starova riaktivizohet sërish. Pasi u largua edicionin e kaluar nga timoni i Laçit, sot ‘Bobi’ prezantohet si drejtor teknik te Teuta. Në fakt ecuria e durrsakëve, projektuar për vendet e sipërme, ka lënë për të dëshiruar këto 8 javë ndaj kjo puna e drejtorëve, mund të jetë presion jo vetëm te skuadra për rezultate por dhe te trajnerët.

Njoftimi i Teutës:

Skuadra e Teutës ka filluar ditën e sotme stërvitjen dhe perpara ekipit është është prezantuar nga shefi i klubit, Enid Furxhi drejtorit teknik Sulejman Starova. —KF TEUTA me kënaqësi njofton se Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik. 65 vjeçar nga Tirana nga sot ka mar detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qënë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si tranjer. ©KF TEUTA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!