Partizani/ Vendimi për çështjen ‘Çinari’ brenda dhjetorit

Partizani i pezulluar nga FIFA për dy sesione për të mos kryer merkato sot ka pasur gjyqin në KAS në atë që është quajtur çështja ‘Çinari’.

Të kuqtë janë përfaqësuar nga Drejtori i përgjithshëm i klubut Partizani Olsi Rama, avokati Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Konte.

Klubi në një njoftim ak theklsuar se do të ketë një tjetër njoftim enkas për këtë situatë brenda muajit dhjetor.

Njoftimi i Partizanit:

Pranë KAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari. Në komunikimin me panelin e KAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.

FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte. Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë. Pritet që vendimi nga KAS të merret brenda muajit dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!