Rroca e Abazaj fitojnë derbin shqiptar në Turqi…

Liga e parë turke, Java e 14-të: Menemenspor- Istanbulspor 1-2

U luajt sot derbi shqiptar i Ligës së parë turke Menemenspor -Istanbulspor i vlefshëm për javën e 14-të.

Ndeshjet e dobëta teksa së fundi Istanbulspor ka zbritur në vend të 9-të por dhe rritja graduale e Menemenspor, ia rritën bukurinë duelit ‘shqiptar’.

Ndonëse në fushë, te vendasit nuk u pa Domgjoni (qëndroi në stol), ai që mbrojti portën ishte portieri kuqezi Gentian Selmani. Në anën tjetër të dy lojtarët shqiptar Eduart Rroca (luajti 82′) e Kristal Abazaj luajtën që nga fillimi.

Ndeshja nisi me golin e të zakonshmit Mohamed Kamara (17′) i cili kaloi përpara Menemenspor. Miqtë nga Stambolli, nuk u dekurajuan dhe pa u mbyllur e para, barazuan me Ibrahim Ilmaz (26′).

Në fund ndërsa u shtuan 6 minuta lojë, skuadra e Istanbulspor shënon golin e fitores me anë të Onur Ergyn (96′).Final 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!