Anketa 2020, dominon Tirana

Trajneri më i mirë 2020, i shkon Emanuel Egbo, kampion me Tiranën

Redaksia e Sporti im, mbështetur te numri i votave të fituara, propozuar nga gazetarë sportivë e specialistë të njohur, vjen në Anketën e radhës me formacionin fitues dhe trajnerin më të mirë të vitit kalendarik 2020.

“Anketa” pati në epiqendër, arritjet sportive, individuale e kolektive për Kategorinë Superiore. Triumfi i Tiranës me titullin kampion, ngjiti në ‘ideale’ 4 lojtarë bardheblu. Emrat: Kale, Kobina, Doka dhe Muçi.

Në formacionin ‘Tip’ ka vend edhe për: Hoxha; Musta, Rustem Hoxha, Obanor, Musolli, Kallaku, Nuabueze.

Ndërkaq, komisioni evidentoi dhe lojtarë si Agim Ibrahimi, Toshevski, Eze etj, por koha e shkurtër në Superiore, nuk mjaftoi që ata të zënë shpejt një vend në Anketë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!