Ukraina në CAS, padit UEFA-n për Zvicrën

Ukraina e Shevçenkos pas rasteve me COVID-19, u vendos në izolim nga autoritetet lokale të shëndetësisë së Lucernës në 17 nëntor.

Federata e Futbollit e Ukrainës (UAF) ka paraqitur një ankesë zyrtare në Arbitrazhin Sportiv (CAS) kundër vendimit të UEFA-s për të vendosur në tavolinë raundin e fundit të Ligës së Kombeve, Zvicër-Ukrainë, 3-0 në favor të Zvicrës për shkak të rasteve të Koronavirusit në kampin ukrainas.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej më 17 nëntor në Lucernë, por nuk u luajt me kërkesë të autoriteteve lokale shëndetësore.

Me një vendim nga UEFA, Zvicra pas fitores në tavolinë, ruajti vendin e saj në Ligën A, ndërsa Ukraina u hodh praktikisht në Ligën B.

UAF kërkon që vendimi i UEFA të anulohet dhe të caktohet një datë e re për ndeshjen. Nëse ndeshja anulohet plotësisht, atëherë vendimi për fituesin duhet të përcaktohet me short“-tha CAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!