Gjoshi: Të bëjmë fushatën tonë, Kosova mund të…
Gazetari i njohur sportiv dhe analisti i emisionit nga ‘Njëra ndeshje në tjetrën’ në Radio Tirana, Shpëtim Gjoshi, i tha ‘Sporti im.al’ se: shorti i botërorit ‘Katar 2022’ për Shqipërinë dhe Kosovën duhet marrë me optimizëm.
Sipas tij, Shqipëria e ka garën me Hungarinë ndërsa Kosova mund të bëjë më mirë duke tentuar të marrë vendin e tretë në Grupin B.
Shorti e Shqipërisë në Grupin I ?
Një short i vështirë por dhe i pranueshëm. Anglia favorite, nuk është shumë e disiplinuar në fushë por gjithësesi, mbetet mjaft e fortë. Sipas meje më keq do kishte qënë të ishim në grup me Belgjikën, Francën, Spanjën…
Edhe Polonia nuk është domosdoshmërisht e dyta më e fortë nga vazo 2. Suedi, Zvicër, Uells, Austri janë po aq të vështira. Duke marrë të mirëqënë fitoret me Andorën e San Marinon, Shqipëria e ka betejen me Hungarinë. Personalisht mendoj se kohet e fundit kanë rritje por dhe ne nuk është se nuk jemi në progres.
Kosova?
Kosova e ka historike. Për herë të dytë në një eveniment të tillë botëror. Një grup me 5 skuadra por me koeficent disi më të favorshëm për Dardanët.
Kam parasysh se Kosova më e mirë, kalon Gjerogjinë pse jo dhe Greqinë. E treta në grup, do ishte fantastike. Pa besuar pastaj te ndonjë mrekulli shqiptare te Grupi I e B.
