E mërkura e rrebeshtë…
Nuk ka kohë për frymëmarrje. Edhe pse sinoptikanët kanë lajmëruar për mot me shi…
Kategoria Superiore, java e 7-të, do të zbresë në fushë të mërkurën me 5 sfidat e programuara nga Sektori i Garave.
Vllaznia kryesuese, luan në Kamzë me Kastriotin një duel të gjithin për tu ndjekur. Të dyja skuadrat kanë befasuar opinionin sportiv me atë ecuri fantastike të 6 javëve të para.
Në ‘Adush Muça’, Bylis në kërkim të fitores së parë sezonale. Murataj, Ndreca, Mëllugja e të tjerë lojtarë cilësorë të mallakastriotëve për të kaluar Kukësin e 10 pikëve.
Laçi- Tirana dhe Partizani-Teuta duelet kryesore të javës së 7-të. Bardhezinjtë dhe bardheblutë shumë larg pretendimëve të fillim sezonit ndërsa në ‘Elbasan Arena’ Partizani për të mos i ikur progresit. Teuta ‘detyrim’ fitoren.
Në ‘Loni Papuçiu’, Apolonia-Skënderbeu ose sfida e talentëve të reja. Në mes, beteja për t’i ikur fundit me bardhejeshilët që ende nuk kanë fituar në këtë debutim.
Kategoria Superiore, Java e 7/ 09.12.2020
13:45
Bylis-Kukësi
Kastrioti-Vllaznia (Kamzë)
Laçi-Tirana
Apolonia-Skënderbeu
16:45
Partizani-Teuta (Elbasan Arena)