Drita mund Ballkanin, merr kreun

Shënon sërish, 21 gola për Mirlind Dakun e Ballkanit.

Ipko, java e 16-të: Drita- Ballkani 2-1

Tej fitores së Llapit 2-0 sot në Podujevë ndaj Besës së Pejës, ndeshja Drita- Ballkani figuroi finalja e madhe e javës së 16-të të Ipko-s.

Fakti që skuadra nga Suhareka e teknikut Ismet Munishi ka udhëhequr nga java e parë e deri sot por dhe efekti i përballjes me kampionën në fuqi të Superligës së Kosovës, Dritën, e vendosën takimin e sotëm të luajtur në Gjilan, në vitrinën e një finaljeje të parakohëshme.

Ndeshja nisi e vrullshme dhe Kastriot Rexha me kokë realizon dy herë me të njëjtin stil në minutat 30 dhe 45. Në këtë fraksion edhe njëherë Mirlind Daku për Ballkanin barazoi në të 43-tën provizorisht duke regjistruar golin e 21 të personal.

Në pjesën e dytë, megjithë përpjekjet e Ballkanit, shifrat nuk ndryshuan dhe Drita e Ardian Nuhiut për herë të parë këtë sezon, merr komandën e Ipko Superligës së Kosovës me 36 pikë. Një më shumë se Ballkani,tashmë i dyti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!