Vllaznia merr kryesimin, Skënderbeu…
Kategoria Superiore, java e 6-të:
Vllaznia- Bylis 1-0 (Imami 51′) Skënderbeu- Laçi 1-1 (Mara 72’/ Harmon 92′)
Shkodër:
Vllaznia drejtohet nga Plori, trajneri Brdariç me probleme shëndetësore…
Eni Imami gjën golin e parë me fanellën e re të Vllaznisë.Goli vendimtar erdhi në minutën e 51-të, teksa mbrojtësi fitoi duelin ajror me kundërshtarët te shtylla e parë duke goditur saktë me kokë.
Deri në fund nuk ka gol të dytë dhe shkodranët me tri pikë sot, marrin sërish vendin e parë në klasifikimin provizor me 13 pikë.Bylis, ndryshe nga edcioni i kaluar e ka nisur jo mirë dhe renditet në vendin e parafundit me katër pikë.
Korçë:
Skënderbeu u shfaq mjaft kompetitiv sot në ndeshjen ndaj Laçit. Në shumicën e kohës vendasit u panë më kërkues dhe në mesin e pjesës së dytë shënuan një eurogol me Marën.
Kurbinasit u zgjuan dhe individët nisën ti japin më shumë besim grupit i cili nuk di të funksionojë si tilllë. Albion Marku, Mazrekaj dhe Harmon me golin e barazmit në të 92-tën, shpëtuan bardhezinjtë nga dështimi i sotëm.