Teuta për fitoren e parë shtëpiake…

Me derbin numër 159 mes Tiranës dhe Partizanit të lënë të ‘bardhë’ dje në ‘Arenën Kombëtare’, sot stafeta kalon te 4 duelet e tjera të javës së 6 -të elitës shqiptare.

Në 13.45 dy takimet Skëderbeu-Laçi dhe Vllaznia- Bylis. Disa orë më vonë, në 16:45, dy përballjet e fundit të javës me protagonizmin që kalon te Teuta- Kastrioti e Kukësi-Apolonia. Kjo e fundit në ‘Elbasan Arena’.

Në Korçë ndeshje e vështirë për vendasit që si kurrë në dekadën e fundit, endën në katet e poshtme të këtij edicioni. Ahmataj tekniku bardhekuq, për ti marrë më të mirën këtij grupi të rinjsh. Te Laçi dihet, klubi insiston të fitojë terren për kreun.

Në Shkodër, Vllaznia do duhet të bindë sot ndaj Bylisit se humbja me Kukësin një javë më parë ishte aksidentale. Brdariç do ketë mungesën e Krujës dhe Viktor da Silvës. Bylis kërkon pikë në Shkodër me disa ‘shkodranë’ në bord.

Duel me një drejtim duket ai i orës 16.45 në ‘Elbasan Arena’. Kukësi me Gegën e rikthyer nga kurimi për COVID-19, me gjasë do jetë më i avantazhuar ndaj Apolonisë e cila pas shkarkimit të Xhovani Kolelës sot drejtohet nga Nikolin Çoçlli.

Ndërkaq, kryendeshja e ditës luhet në Durrës. Teuta në takimin e katërt shtëpiak pret Kastriotin. Ndonëse durrsakët ende nuk kanë fituar në ‘Niko Dovana’, krutanët mbajnë rekordin e 5 javëve pa humbje.

Kategoria Superiore, java e 6-të:

13:45

Skënderbeu- Laçi

Vllaznia- Bylis

16:45

Teuta-Kastrioti

Kukësi-Apolonia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!