Prizreni, president i FSHM-së

Asamblea e Federatës Shqiptare të Mundjes, u mblodh sot në një takim teksa zgjodhi presidentin e ri të saj z.Sahit Prizreni por dhe këshillin e ri drejtues. Kësisoji largohet Martin Biba por drejtimi mbetet te një tjetër ish-kampion i mundjes si Prizreni.

Vetë Biba ka uruar të zgjedhurit e rinj: “Urimet më të mira dhe suksese! Falenderimi i veçantë shkon për 12 klubet anëtare dhe për mundjen shqiptare! Sukseseeeee!”, shkroi mirditori.

Sakaq, Biba i cili në të shkuarën ka provuar të jetë edhe pjesë e politikës, ka vendosur të kandidojë për kreun e KOKSH-it. Pas problematikave të hasura këto zgjedhje ende nuk janë mbajtur. Edhe pse ishin në plan për këtë vit kalendarik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!