Sebajos: Te Reali? Vendosin të tjerë

Mardhënja e ngrirë me teknikun francez të ‘galaktikëve’ e mban Dani Sebajos të huazuar në ishull te ‘topçinjtë’.
Sa herë që Zidan vihet në pikëpyetje lidhur me qëndrimin te Real Madrid, menjëherë mediat ‘atakojnë’ Dani Sebajos.
Ylli spanjoll, kontigjent i Real Madrid gjëndët i huazuar te Arsenali dhe vetëm mardhënja e ngrirë me teknikun francez të ‘galaktikëve’ e mban në ishull.
I intervistuar nga ‘Mundo Deportivo’, mesfushori flet për të ardhmen e tij. “Nëse kthehem te Reali? Ku i dihet. Madridi është i zoti i së ardhmes time për tre vitet e ardhshme. Nuk vendos vetëm unë por do të varet edhe nga menaxheri dhe presidenti”.