Alvarez kërkohet në Madrid, Ikardin e do Fiore, Foda vihet në shënjestër

Të mbledhura:
Mançester Siti ka refuzuar kërkesën e Atletiko Madrid për argjentinasin Julian Alvarez.
Vinçenco Italiano emërohet trajner i Bolonjës në Serie A. Kontratë dy vjeçare për ish teknikun e Fiorentinës.
Fiorentina vihet në gjurmët e Mauro Ikardit(Gallatasaraji).Nga klubi ‘Viola’ largohet Milenkoviç.
Luka Modriç ka zgjatur edhe për një sezon kontratën me Real Madrid.
Holandezi Xhovani Van Bronkhorst ka marrë drejtimin e Beshiktash në Superligën turke.
Portieri i Argjentinës Emiliano Martinez dëshiron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris dhe për këtë arsye është gati të hyjë në një konflikt me klubin e tij anglez Aston Vila.
“Gjithmonë e kam vënë në vend të parë kombëtaren argjentinase dhe nëse më duhet të luftoj me klubin tim, do ta bëj”, tha Martinez, i cili aktualisht ndodhet në Majemi me kombëtaren argjentinase, e cila do të luajë dy ndeshje miqësore para fillimit të Copa America në Shtetet e Bashkuara (20 qershor – 14 korrik).
Franko Foda, trajneri gjerman i Kosovës vihet në “shënjestër”. Dy humbje radhazi 2-0 dhe 3-0 me Hungarinë dhe Norvegjinë në miqësore, temë diskutimi në forume pranë përfaqësueses dardane./Sportiim.al/