Largohet Kolela?

Te Apolonia dukshëm janë të pakënaqur me punën e italianit. Nisin zërat për largim.

Apolonia zhgënjen sërish. Në 5 javë kampionat, bardhejeshilët kanë marrë vetëm 2 pikë në barazimet me Bylis (2-2) dhe Kastriotin (1-1). Shumë pak për një klub që erdhi si triumfator i Kategorisë së Parë e për më tepër që në gjirin e saj ka lojtarë me pjesëmarrje ne ekipet Kombëtare kuqezi.

“Është normale, nëse pëson gol në çdo ndeshje do të thotë që është normale dhe problemi ynë”.

Kështu tha ndër të tjera dje trajneri i Apolonisë Xhovani Kolela teksa skuadra e tij u mund 6-1 nga Laçi.

Në tribunë:

Dje teksa Apolonia po mundej nga Laçi në shifra të thellë, drejtues të fierakëve pëshpëritën se italiani Xhovani Kolela, ka drejtuar për herë të fundit Apoloninë në Laç.

Në fakt, kreu i klubit, Koço Kokëdhima, po kurohet në Turqi për COVID-19 dhe një vendimmarrje e tillë, me gjasë do të presë por te Apolonia dukshëm janë të pakënaqur me punën e italianit.

Mihana, Sota, Harizaj e të tjerë lojtarë të shkëlqyer te ky grup, ende nuk po i’u merret më e mira. Dhe fajin me gjasë e ka …Kolela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!