Himenez ra pa ndjenja,trajneri: Ishte e tmerrshme

Pas momentit kritik në pistën e Bahreinit në Formula 1 teksa piloti francez Groszhan i shpëtoi për mrekulli flakëve të makinës së tij, një tjetër sportist, këtë radhë nga futbolli tremb Londrën.

Në ndeshjen e futbollit dje në ‘Emirates’, gjatë pjesës së parë të ndeshjes midis Arsenal dhe Uolverhampton,Raul Himenez, sulmuesi i ekipit mik, u përplas me David Luiz duke rënë pa ndjenja për disa sekonda.

Ndërhyrja e stafit mjekësor në fushë ishte e domosdoshme, të cilët e furnizuan lojtarin me oksigjen para se ta transportonin në spital.

Nuno Espirito Santo, trajneri i Uolves, e riktheu atë moment të keq pas ndeshjes:

Cili ishte reagimi? Panik, panik paniku. Mund ta dalloni nga fytyrat e shokëve të skuadrës. Ishte një situatë serioze. Është e tmerrshme dhe e tmerrshme”, ndër të tjera tekniku i Uolves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!