Hazard e mbyll 2020-ën, vjen dëmtimi…

Reali i Madridit kreu blerjen më të dështuar të vitëve të fundit. Eden Hazard i shoqëruar shpesh me dëmtime, kurrë nuk u ngjit në lartësi. Hazard ka marrë kritika të ashpra për shkak se nuk ka dhënë as 50% të asaj çfar është premtuar…

Dhe sërish vjen dëmtimi i radhës, këtë radhë i rëndë pasi Real Madridi ka konfirmuar se Eden Hazard vuan nga një tjetër lëndim, duke treguar se belgu tani ka probleme me kofshën. 29-vjeçari luajti vetëm 30 minuta në humbjen e turpshme në shtëpi nga Alaves.

Sipas burimëve spanjolle, sulmuesi do të duhet të qëndrojë larg fushave së paku për tri-katër javë. E thënë ndryshe, ai ka humbur aktivizimin në 2020-ën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!