Superiore befasuese, sot java e 5-të

E pesta e Kategorisë Superiore, luhet sot në dy fasho oraresh. Kthyer në ‘trend’, tri takime nisin në 13.45 ndërsa dy të tjerat në 16:45.

Filimisht do lujanë Laçi- Apolonia, Bylis- Teuta dhe Kastrioti-Tirana. Në pamje të parë tri sfida të cilat prëpara se të shihen në terren japin idenë se do të jenë shumë të luftuara.

Kurbinasit në ngerçin e fillim kampionatit (sikundr edhe edicionin e kaluar), presin të shijojnë fitoren e parë sezonale. Por dhe në Ballsh,Bylis- Teuta dhe në Kamzë,Kastrioti- Tirana për të vëzhguar progresin e deritanishëm të tyre.

Në 16:45, Partizani pritet ta ketë të lehtë me Skënderbeun në ‘Elbasan Arena’. Me Dajën që shumë shpejt do përballet me të shkuarën e afërt. Big match-i i ditës duket se do luhet në ‘Loro Boriçi’, aty ku Vllaznia kryesuse pret Kukësin.

Java e 5-të, Kategoria Superiore edicioni i 82-të.

13:45:

Laçi-Apolonia

Bylis- Teuta

Kastrioti-Tirana

16:45

Partizani-Skënderbeu

Vllaznia- Kukësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!