Laçi vuan mungesat, Apolonia…
Te Laçi, situata duket se është tejet intensive. Jashtë çdo parashikimi, bardhezinjtë e forcuar këtë edicion, janë në kuotën e 3 pikëve dhe mbi shpinë kanë një mal me probleme. Për presidentin Laska, mbi tavolinë, ka një çështje thelbësore për të zgjidhur. Akordin me një trajner të ri ose konfirmimin e Stavri Nicës.
Por te bardhezinjtë një telash më tepër mbetën dëmtimet që nuk po i ndahën këto javë. Edhe nesër janë me pamundësi aktivizimi, Musta, Lushkja, Lukas Ramos dhe K.Rapo. Pa përmendur këtu gjëndjen e dyshimtë të Obanor apo të ndonjë tjetri.
Precedenti:
Intersant fakti që edhe vjet Laçi e niste jashtëzakonisht keq. Me një mjeshtër si Starova në stol, pas asaj paraqitjeje dinjitoze në Europa League me Ber Shevan (1-1, 1-0 për izrealitët), skuadra në 7 javë kampionat, grumbulloi vetëm 7 pikë. Asokohe Starova i kërkoi ‘sportivisht’ Laskës të largohej. Në fund, kurbinasit arritën vendin e tretë…
Ndeshja me Apoloninë:
Çështja e trajnerit të ri për tu zgjidhur, nesër viziton Apolonia. Një kundërshtar që pavarësisht pikëve, te Laçi, e vlerësojnë maksimalisht.
Enkas për të qenë në gjëndje optimale, skuadra që po udhëhiqet nga Nica- Hima, është grumbulluar duke zbatuar regjimin e zakonshëm.
Ndeshja luhet nesër në stadiumin ‘Laçi’ dhe nis në orën 13:45.
Formacioni i mundshëm:
Sherri, A. Marku, Ignjatoviç, A. Selmani, Turkaj, Shehu, A. Deliu, Teko, Xhixha, Harmon, Nuabueze.