Djarmati: Respektojmë Kukësin por Vllaznia është histori

Vllaznia në superformë ndërsa kryeson edicionin e 82-të të Kategorisë Superiore me 10 pikë në 4 takime, ka gati sfidën me Kukësin.

Në ‘Loro Boriçi’, nëse pandemia globale nuk do ishte shfaqur si një kërcnim serioz për njerëzimin, nuk do mund të gjëjë një vend të lirë dhe arysyet përpos zgjimit të kuqebluve lidhet dhe me lajmet e mira të bashkisë Shkodër e cila ka hapur dritën jeshile për privatizim të klubit më të vjetër në vend.

Në konferencë për shtyp shfaqet sërish Djarmati, drejtori që riformatoi këtë Vllazni të etur për progres.

Matko Djarmati:

Kukësi

“Nuk kemi të bëjmë më me atë skuadrën me 10 lojtarë me të cilët ka luajtur në ndeshjen e parë. Ka gjetur edhe portierin, një djalë të ri, Tafajn, i cili nga portier i tretë tashmë është portier i parë. Ka konsoliduar mbrojtjen, ndonëse nuk kanë këtë radhë Horiç, por kanë lojtarë të tjerë të mirë në këtë repart. Kanë një sulm të frikshëm me Ibrahimin, Taipin, Limajn, Leira, një brazilian shumë i lezetshëm, por besoj se edhe ne jemi gati. E kemi studiuar shumë mirë kundërshtarin, unë, trajneri dhe gjithë lojtarët, e njohim formacionin e Kukësit, e dimë mënyrën si luan ai, jemi të gatshëm dhe padyshim favoritë për të fituar sepse luajmë në shtëpi”.

Privatizimi

“Ky është një lajm i mirë për klubin dhe besoj se do të jenë drejtuesit e tjerë të klubit që do të flasim për këtë çështje. Për mua nuk ndryshon asgjë. Jam tërësisht i fokusuar tek Kukësi nesër, tek Bylisi javën tjetër, vetëm këtu jam i përqendruar. Unë që ditën e parë kur kam ardhur këtu, kam dashur të flasë vetëm për sport dhe asgjë tjetër dhe do provoj ta izoloj edhe skuadrën nga kjo gjë”.

Mungesat
“Kjo është hera e parë që nuk do ta fillojmë një ndeshje kampionati me një 11-she stabël. Por, në adresën time ka patur shumë kritika pse kisha sjellë 15 lojtarë në skuadër. Kjo është arsyeja pse kemi sjellë 15 lojtarë dhe kemi ndërtuar një ekip me 25 lojtarë, që në çdo moment, sa herë të ketë ndryshime, të mos ketë ulje të nivelit të lojës. Nesër nuk do të kemi Isaevskin dhe Da Silvën, por unë nuk besoj se do të ndihet mungesa e tyre”, – tha Matko Djarmati 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!