Dede: Prisni dhe pak, Tirana do jetë e frikshme

Nevil Dede në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes së nesërme ndaj Kastriotit, thekson se ekipi pavrësisht pikëve ka bërë mirë në dy ndeshjet që ai i ka drejtuar. beson se Tirana do bëhët e fortë kur ti vijnë lojtarët e dëmtuar.

Çfarë nuk po shkon tek Tirana?

Është e vërtetë që ka disa ndeshje që Tirana nuk po merr tre pikë, situata për mua është e mirë pavarësisht se kemi patur pak probleme shëndetësore me disa lojtarë të cilët jemi përpjekur t’i shërojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Emrat nuk është rasti që unë t’i përmend tani sepse edhe ju si media tashme i dini, por ajo që është më e rëndësishmja është që për mua kjo skuadër ka bërë mirë në dy ndeshjet që unë i kam drejtuar ata dhe jemi stervitur bashkë. Jemi munduar të bëjmë mirë, kanë sulmuar shumë dhe kanë krijuar raste për shënim. Në ndeshjen e fundit nuk arritëm të shkonim dot tek goli por duke vazhduar në këtë mënyrë besoj se sa i përket fazës sulmuese jemi mirë.

E gjithë skuadra është munduar të jetë agresive dhe të sulmojë kundërshtarët, por në momente të caktuara humbet përqëndrimi dhe ekuilibri. Deri tani besoj se jemi mirë dhe kam besimin se shumë shpejt ne do të rikthehemi tek fitorja që është edhe një nga armet më të forta që ky klub ka patur në historinë e tij, ndaj ne duhet të fitojmë, por ka faktorë të ndryshëm që pengojnë. E rëndësishme është që ne të luajmë në mënyrën tonë në cilësinë e lojtarëve që ne kemi.

Çfarë prisni nga ndeshja me Kastriotin?

Kastrioti është një skuader më shume se simpatike, ka elementë me shumë eksperiencë brenda. Janë një skuadër pragmatiste. Të mundohemi të zhvillojmë ndeshjen dhe të marrim maksimumin nga ajo. Ne shkojmë përballë Kastriotit me objektiva të qartë. Tirana kudo që të shkojë do të pretendoje të fitojë çdo ndeshje. Natyrisht që brenda ka dhe faktorë të tjerë, nuk dua të them fati pasi fatin e ben njeriu dhe atë që do japësh, atë mund të marrësh. Është e bukur kur mendon që Kastrioti ka katër ndeshje ku nuk ka humbur asnjë dhe ne jemi me gjysmën e pikeve. Kjo na tregon se do të perballemi me një skuader që do të na sulmojë. Në fund të fundit ne jemi Tirona, ne do ta zhvillojmë ndeshjen dhe ritmin do ta mbajmë ne.

Çfarë e mundon për të arritur tek fitorja?

Duhet të na vijnë të gjithë lojtarët. Kjo është shumë e rëndësishme. Në momentin që do t’i kemi të gjithë lojtarët unë mendoj se Tirana do të bëhet e papërmbajtshme. Deri sa te vijë ajo ditë ne do të mundohemi të marrim maksimumin me grupin që kemi. Mos të harrojmë që jemi në një situatë të vështirë, jo vetëm ne por e gjithë bota, e sidomos futbolli.

Si është gjendja e Bathës, Ismajlgecit, Çelhakës dhe e Najdovskit?

Besoj që Batha është mirë, po rritet nga ndeshja në ndeshje. Ai është lideri dhe kapiteni i kësaj skuadre. Besoj që është munduar të japi diçka më shumë se çmund të japë në këto momente. Kam mbetur i kënaqur nga përfundimet e të dyja ndeshjeve, me shpirtin dhe agresivitetin sportivë që e përcolli dhe tek një pjesë e lojtarëve. Najdovski ka disa probleme, gjë që do ta shohim sot pas stërvitjes së fundit se çfarë do të bëjmë. Ndërsa Çelhaka, shpresojmë të fillojë të stërvitet javën e ardhshme me grupin sepse është një element i rëndësishëm i klubit tonë por edhe me elementët që kemi ne besojmë se po punojmë mirë, ata po luajnë mirë, po japin maksimumin dhe shumë shpejt edhe ata do të shijojnë fitoren e parë.

A e mendoni derbin?

Të jem i sinqertë, jo vetëm unë por çdo njeri mendon per derbin, por unë shoh ndeshjen e rradhës. Përballë kemi një skuadër që është e etur, ka deshira të mëdhaja dhe entuziazëm. Duhet ta përjetojmë këtë ndeshje, ta luajmë mirë dhe në fund fare pasi të mbarojmë atëherë themi me plot gojën që të shohim derbin me Partizanin. Për momentin lojtarët duhet ta harrojnë dhe të mendojnë vetëm ndeshjen e rradhës. Nuk është thirrje, por mendimi i një njeriu që ka luajtur shumë në kampionatin shqiptar dhe e di se si përjetohen këto ndeshje. Në këtë kohë pandemia ka vështirësi të mëdha. Mungesa e tifozëve që për Tiranen ka shumë rëndësi dhe janë një forcë shumë e madhe për këtë klub dhe këtë skuadër. Lë një boshllëk të madh por duhet të presim. Objektivat madhorë nuk janë afatshkurtra por afatgjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!