Nisi kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5…

Ka startuar dje edicioni i parë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndeshja e parë që çeli nisjen e këtij kampionati u zhvillua mes ekipeve të zonës së Tiranës.

Para nisjes së ndeshjes së parë të sezonit është zhvilluar edhe një ceremoni ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe përgjegjësi i projektit të Futbollit 5×5 në FSHF, Lysien Nurishmi.

Duke folur para mediave Sekretari i Përgjithshëm, Shulku u shpreh i lumtur për nisjen e këtij kampionati dhe shpjegoi përfitimet që do të kenë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë turne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!