Rregulli/13 biletat europiane të ‘Katar 2022’

FIFA ka bërë zyrtare vazot për shortin e Bortërorit “Katar 2022”.

Europa ka në dispozicion 13 bileta për ‘Katar 2022’ ndërsa do të garojnë 55 përfaqësuese të Federatave anëtare të UEFA s. Kualifikimet europiane do të përfundojnë më 29 mars 2022 dhe 13 kombëtaret më të mira do të kualifikohen në fazën finale të Botërorit numër 22.

Shorti më 7 dhjetor në Zyrih duke nisur nga ora 18:00. Pa praninë e përfaqësive por me lidhje video-konference.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 18 qershor 2020 ndër të tjera ka miratuar edhe rregulloren për fazën e grupeve të kualifikueseve të “Katar 2022”. Sakaq, pas Ligës së Kombëve, 55 kombëtaret europiane, do të ndahen në gjashtë grupe dhe kjo sipas renditjes botërore të FIFA-s të muajit nëntor 2020.

Nga dhjetë skuadra janë përfshirë brenda pesë vazove të para, ndërsa vazo e gjashtë do të ketë pesë skuadra. 55 ekipet kombëtare do të ndahen në dhjetë grupe: pesë prej tyre do të përbëhen nga pesë skuadra, të tjerët nga gjashtë.

Katër të kualifikuarit në fazat e fundit të Ligës së Kombeve Spanjë, Itali, Belgjikë dhe Francë do të tërhiqen te grupet me pesë skuadra (A – E) dhe lejohen të luajnë me mes tyre. Komiteti Ekzekutiv i UEFA – s, për arsye politike, klimaterike dhe udhëtime të tejzgjatura ka parshikuar vendosje të reja.

Shëmbull si mund të gogëlohet Shqipëria:

Danimarkë, Rumani,Finlandë, Shqipëri, Letoni, San Marino.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!