Maradona në Pallatin Mbretëror, miliona për lamtumirën

Në Argjentinë përpara dhe në Pallatin Mbretëror prej mëngjesit të sotëm po zhvillohen homazhe në nder të ish-kampionit të madh të futbollit argjentinas dhe atij botëror Diego Armando Maradona.

Megjithëse i gjithë shteti amerikano jugor është angazhuar për të patur një protokoll shëmbullor në nder të ‘El Pibe ‘Doro’, sërish gjatë ditës ka patur incidente mes njerëzëve dhe forcave të rendit. E gjitha kjo në vijim të tentativës për të hyrë e nderuar gjeniun e madh të topit, ndarë nga jeta dje.

Arkivoli i mbyllur i Maradonës është mbështjellë me një flamur kombëtar të Argjentinës, mbi të cilin ka një fanellë të kombëtares argjentinase dhe një nga Boka Xhuniors, ekipi i kryeqytetit me të cilin ish-futbolli kishte luajtur në rininë e tij dhe ishte tifoz.

Në fasadën e ndërtesës ka një fjongo të zezë zie dhe TV transmeton imazhet e drejtpërdrejta. Gazeta argjentinase El Clarin, raportoi disa trazira jashtë ndërtesës, ndoshta për shkak të fluksit të vështirë të njerëzve të cilat shkojnë në një milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!