Maradona/ Tensionohet situata, njerëz të gjakosur

Tension rreth Casa Rosada në Argjentinë. Njerëzit kanë mësuar se nuk do të mund të hyjnë, dhe se homazhet janë mbyllur për sot.Policia përpiqet të mbrojë veten.

Një mbret i futbollit botëror edhe pasi ka ndërruar jetë (dje), po ‘trazon’ botën.Permasat gjigande të një futbollisti jashtëtoksor duket se argjentinasit i njohin më mirë se kushdo tjetër pasi që nga mengjesi i sotëm mijra e mijra njerëz janë duke luftuar për të asistuar nga afër te arkivoli i Maradonës.

Në fakt që kur trupi i pajetë i Maradonës ka lënë shtëpinë e tij në Tigres për tu vendosur në  ndërtesën Casa Rosada në Buenos Aires, homazhet ndaj tij janë diktuar shpesh dhe nga dhuna policore.

Së fundi kjo situatë është përkeqësuar pasi njerëzit kanë mësuar nga autoritetet se për sot janë mbyllur homazhet.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!