Tkurret Superiorja, kush pason Kobinah?

Kampionati i 82-të i Kategorisë Superiore shënoi javën e tretë ndërsa të mërkurën dhe të dielën do luajë të 4-ën dhe të 5-ën. Sidoqoftë, cilësisht në këtë start duket se lë për të dëshiruar.

Përveç Partizanit i detyruar nga FIFA të mbajë mbyllur dyert në hyrje, të tjerat bënë cfarë deshën me kontigjentin.

Largimet e lojtarëve si Abazaj, Rroca, Musolli, Oto Xhon,Telushi, Gavazaj, Goxhaj, Muça, Gripshi, Gjoni, Trashi, Doka,Ngo, Greca dhe së fundi i Kobinah, duket se kanë ulur ndjeshëm cilësinë. Pa thënë se këto ditë po në Egjipt, sikurse Kobinah, po bëhët gati të largohet edhe një ‘star’ tjetër nga skuadrat e Superiores.

Në këto rrethana, teksa merkato e disa vendëve ende hapur, mëson se lojtarët e Kategorisë Superiore lipset të ‘kopsiten’ mirë në Shqipëri. Për të mos thënë më vonë se këtu, kontratat janë jashtë juridiksionit të unifikuar sportiv mes hallkave klub- FSHF-UEFA-FIFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!