Dedja: Më vjen keq që nuk jam pjesë e Vllaznisë

Trajneri shkodran Hysen Dedja në një lidhje telefonike me Radio Tiranën ‘Rubrika Sportive’, tha sot se ndihet i lumtur për ecurinë e Vllaznisë në këtë start kampionati. Nga ana tjetër shtoi se i vjen keq që nuk mori besimin për të vijuar me projektin e ri. Gjithësesi, uron Vllazninë për të qenë në krye…

Dedja:

Ecuria e Vllaznisë?

Vllaznia ka patur një organizim të mirë merkato të mirë, pati periudhë agonie ndërsa ardhja e sposorit Xhaferi ka ndryshuar situatën. Ndikoi stafi teknik trajneri. Edhe bojkoti ndihmoi në harmonizimin. Kështu që do të jetë kockë e fortë. Nuk them se do marrë kampionatin por do jetë pretendete.

Të tjerat?

Me dhenë vlerësime është shumë shpejt. Gara është shumë e fortë pavarësisht se Teuta, Kukësi, Partizani, Laçi ende nuk janë aty ku kanë forcën. Është fillimi por këto që ju përmendët janë kandidate për titull.

Starti i jep një ngjyrë që në fillim. Edhe ata që drejtojnë kampionatin por dhe ata që janë në fund luajnë me anën psikologjike. Klima e Vllaznisë është ‘se tani jemi për vend të parë’.

E shpëtuat vjet, dhe nuk jeni te Vllaznia…

Të them të drejtën me vjen keq që nuk jam. Mendoj se kanë bërë gjënë e duhur.

Jam takuar me Xhaferin para se të merrej vendimi për të ikur nga Vllaznia. I kam thënë që duhen dubluar rolet në skuadër. Por më mirë, sepse tani Vllaznia po ecën mirë“.

Administratori?

Nuk është temë për mua. Jetoj dhe unë në Tiranë. Unë them që Vllaznia po ecën mirë dhe e ndjek me vemendje. Tani jam krenar si shkrodran që më së fundi edhe në studio fliet për mirë“,ndër të tjera Dedja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!