Të mërkurën akti i 4-ët

Nuk ka pauzë. Kategoria Superiore do zbresë në fushë të mërkurën për të luajtur javën e 4-t të edicionit të 82-të futbollistik në vend.

Në dy fasho oraresh, 10 skuadrat e elitës për të marrë produktin në fushë që konvertohet në pikë. Nis Apolonia-Partizani, Tirana-Bylis dhe Skëndërbeu- Kastrioti. Ora 13:45 përkon me kohë-stinën dhe ju shkon për shtat impiantëve ku do luhet pa ndriçim.

Në 16:45, Kukësi- Laçi dhe Teuta- Vllaznia. Dy supersfida në dukje. E para ska nevojë për tu konsideruar e tillë pasi që nga 2015-ta, dueli mes verilindorëve dhe kurbinasëve ka adrenalinë të spikatur.

Ndërkaq, Teuta – Vllaznia në provën e së vërtetës. Vendasit pas dy hapave fals në shtëpi dhe shkodranët në daljen e parë serioze jashtë shtëpie.

Për t’u përcaktuar zyrtarisht impiantet ku do luajë Tirana-Bylis dhe Kukësi- Laçi.

Java e 4-t, ora 13:45

Tirana-Bylis

Skënderbeu-Kastrioti

Apolonia-Partizani

Ora 16:45

Kukësi-Laçi

Teuta-Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!