Ranieri mesazh Shqipërisë: Kam 4 pregatitës atletikë te Samp

sportiim2

● Ranieri tha për FSHF-në se ai aktualisht ka te skuadra e tij doriane 4 përgatitës atletikë duke lënë për të kuptuar se ata kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në futbollin e sotëm.

Klaudio Ranieri trajneri ekspert në Itali por dhe më gjërë, dha një mesazh të qartë për përgtitësit fiziko-atletikë në Shqipëri.

Ranieri aktualisht trajner me Sampdorian në Seria A, i dha pak vite më parë titullin kampion Lieçesterit në Premier League duke merituar komplimente nga e gjithë bota sportive.

Tekniku i eksperiencës së madhe, tha për FSHF-në përmes një video-mesazhi se ai aktualisht ka te skuadra e tij doriane 4 përgatitës atletikë duke lënë për të kuptuar se ata kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në futbollin e sotëm.

“… përgatitësit atletikë janë shumë të rëndësishëm. Ju në Shqipëri po bëni gjëra shumë të bukura dhe dua t’ju bëj komplimentet e mia. Por jepni ndihmën tuaj në këtë drejtim sepse përgatitësit atletikë janë shumë të rëndësishëm. Mirupafshim të gjithëve” ,thotë në fund tekniku.

Video:

Kursi i përgatitësit atletik, ja mesazhi i Claudio Ranierit për

— FSHF (@FSHForg)#FSHFpic.twitter.com/Yq0AT7mOnmNovember 22, 2020

?>