Olivera fiton Çmimin e Madh në Portimao

Krutshlov dhe Doviciozo mbyllën kontratën me skuderitë e tyre duke garuar në Algarve. Mbyll dhe Rosi me Yamaha. 

Miguel Olivera, portugezi i KTM fitoi sot Çmimin e Madh të MotoGP të zhvilluar pikërisht në vendin e tij luzitan.

Në garën e fundit sezonale teksa Joan Mir është shpallur kampion bote një javë më parë, u luftua shumë për të marrë pikë e mirëvendosje dhe në Portimao të Portugalisë, Olivera fitoi një garë të nisur nga vetë ai. Pas tij erdhen Xhek Milner dhe Franko Morbideli.

Fitorja e dytë sezonale për të, e treta për KTM në këtë 2020. Edhe Milner shfaqet i fortë duke konfirmuar se në 2021 australiani mbetet një kandidat për të luftuar për titullin kampion.

Joan Mir kampioni më i ri, këtë garë, e nisi me një incident të vogël duke u përplasur me dy motorrë në garë por që ja doli të rezistojë. Pa ndonjë gjurmë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!