‘Notat’ e javës së tretë…

Superiore/ Post java e tretë:

Vllaznia befason Tiranën në fund dhe vijon rrugën e nisur me fitore. Janë 3 në po aq takime. Lajm i ‘keq’ pëson dy gola.

Naku jep dorëheqjen nga posti i administratorit te klubi shkodran i futbollit. Presioni i Xhaferit me status sponsori, e bëri të vetën. Vllaznia s’ka paqe dhe kur shkëlqen…

Partizani ishte më konkret ndaj Laçit në ‘Elbasan Arena’. Pati tre mundësi ideale për të shënuar. Kurbinasit ende nuk po harmonizojnë 11-ën e duhur.

Një tifoz i ‘sëmurë’ ndjek gjithnjë Partizanin. Nuk lë aksion pa udhëzuar me britma skuadrën e kuqe. Dje qëndronte mbi ‘Dajen’ duke bezdisur këdo që kishte në distancë deri në 50 metra.

E pakuptimtë sjellja e trajnerit Dovedan pas ndeshjes. Sulmon ashpër klubin e tij pse nuk ka futbollistë në dispozicion. Në fakt, e pakuptime pse presidenti Kapllanaj e mban ende në timon.

Ylli i Apolonisë Redon Mihana i dhuroi avantazhin skuadrës së Kolelës pak minuta nga fundi i ndeshjes me Kastriotin. “Kështu nuk mund të ecët” thotë Mihana duke aluduar për një penallti të dhuruar krutanëve pak para fundit.

Teuta stopohet për herë të dytë në shtëpi. Martini duhet të kuptojë se skuadra durrsake është ndërtuar për trofeun e titullit. Fundja, vetë shkodrani ka zyrtarizuar objektivin.

Dajsinani kthehet në heroin e dites te Skënderbeu. Portieri kavajas, pasi priti një penallti gjatë sfides ndaj Bylis, tha se pas 4 viteve te korçarët, do kërkojë një aventurë të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!