Gripshi, Daku e Sabien Lilaj…

Duursaku Nazmi Gripshi i dha avantazhin Ballkanit të Munishit kur kishin kaluar vetëm 12 minuta lojë në fitoren e sotme ndaj Llapit në shifrat 4-2.

Pas tij radha e Krasniqit (24′) për 2-0 ndërsa po në fraksionin e parë Gripshi shënon të tretin (38′) dhe goleadori i Ipko-s Mirlind Daku të katërtin në të 45-ën.

Fraksioni i dytë rezultoi i qetë për vendasit me miqtë që fitojnë terren dhe shkurojnë dy herë diferencën për shifrat përfundimtarë 4-2. Ballkani në krye me 29 pikë pas 12 takimeve.

Po për javën e 13 të Ipko Superligën e Kosovës, Prishtina fitoi me të njëjtin rezultat me Trepçia’89 4-2.

Edhe pse me disa mungesa si Oto Xhon, Gent Muça etj, skuadra bardheblu e Prishtinës shënoi fitoren e thellë për të merituar tri pikë për vendin e 4 provizor me 18 pikë. Sabien Lilaj shënoi golin e parë të takimit.

Ipko, Java e 13:

Ballkani- Llapi 4-2

Prishtina- Trepçia’89 4-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!