Isko, ‘i persekutuari’ gati largimi nga Reali

sportiim2

Zidan e sheh të “njerkës”, mesfushori pritet të largohet në janar.

Nëse ka një futbollist të ‘përndjekur’ te Real Madrid ai është mesfushori i kombëtares iberike Isko. Sidomos me teknikun Zinedin Zidan në timon.

Me vetëm 261 minuta në fushë, të shpërndara në 6 takime në kampionat, e ardhmja e 28 vjeçarit duket se është larg Madridit. Ai nuk ka luajtur në Champions League dhe marrëdhëniet teknik-futbollist me Zidan janë në kufinjtë më të përkeqësuar se kurrë.

Një situatë e vështirë, e cila, sipas ‘Marca’, do ta shtyjë Iskon të largohet që në janar. Babai i tij, i cili figuron dhe agjenti i tij, tashmë ka kontaktuar me menaxhmentin e Real Madrid për të shqyrtuar mundësitë përpara tregut të transferimeve të janarit.

Pista kryesore shihet Anglia aty ku Isko është lakuar si afrim te disa ekipe.

?>