Është Vllaznia…

Vllaznia ka mundur në klasike Tiranën 3-2 dhe i dhuron një debutim të hidhur Nevil Dedes në krye të stolit kryeqytetas.

Në “Loro Boriçi” Vllaznia fiton nje takim të çmendur. Ndaj Tiranës drama vjen në fund të kohës shtesë teksa shkodranët me golin e Dungës mundin 3-2 bardheblutë. Vllaznia është e vetmja skuadër e Superiores me tri fitore në po aq takime duke kryesuar me meritë me katër pikë më shumë se Kastrioti dhe Teuta.

Ekipi vendas e kërkoi më shumë fitoren në “Loro Boriçi”. Në minutën e 28-të, Herald Marku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Bardheblutë pasi goditën shtyllën me Halilin në fund të pjesës së parë, kthyen ekuilibrin në rezultat sapo nisi pjesa e dytë me një aksion të finalizuar me gol nga Muçi.

Herlad Marku e kaloi për herë të dytë në avantazh Vllazninë me një gjuajtje nga distanca në të 50-ën. Sërish Tirana në gol dhe këtë radhë balanca vjen nga Sasraku në të 63-ën. Dalja e gabuar e portierit Zogovic dhe barazmi i dytë.

Në kohën shtesë, Isaevski kalibron topin për Dungën dhe ishi-bardheblu tund rrjetën për 3-2 final. Gyamfi i Tiranës në një kërcim në pjesën e dytë ka rënë keq me kokë. Moment paniku…

Sakaq, Partizani më kërkues në pjesën e parë se Laçi, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në një takim të luajtur si pritës në “Elbasan Arena”. Bardhi pati një rast në pjesën e parë me topin që u largua nga vija e portës nga Ignjatoviç por të kuqtë iu afruan edhe dy herë të tjera golit në të dytën.

Në “Niko Dovana” të Durrësit sikurse në Elbasan,nuk pati gola mes Teutës dhe Kukësit. Raste të shumta nga të dyja skuadrat, por pa shkuar deri te golit. Në pjesën e parë Jeira nuk u tregua i saktë përballë Frashërit dhe në një rast tjetër goditi shtyllën. Për vendësit rasti i humbur nga Emiliano Vila, flagrant.

Në takimet e mesditës Bylis zhgënjeu në shtëpi teksa u mund nga Skënderbeu 0-2.Befauese Apolonia në Kamzë ndaj Kastriotit kur barazoi1-1.

Java e tretë rezultatet teknike:

Vllaznia- Tirana 3-2

Bylis-Skënderbeu 0-2

Kastrioti-Apolonia 1-1

Partizani- Laçi 0-0

Teuta- Kukësi 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!