Marku: Golat e mi? Punojmë shumë në stërvitje

Realizoi dy gola ndaj bardhebluve, duke rezultuar lojtari i ndeshjes. Herald Marku shënoi të parin me 11-metërsh ndërsa të dytin një supergol nga largësia. Goli i fitores erdhi nga Dunga. Vllaznia ka timonin e Kategorisë Superiore pas tri javëve. Marku për Supersport pas takimit tha:

Fitorja dhe golat tuaj?

“Ishte një fitore shumë e bukur. Me lojën që po zhvillonim kisha besim te fitorja, por që do të vinte në këtë mënyrë ishte akoma më e veçantë. Goditja ishte instiktive, jam një lojtar që preferoj të rri aty dhe të tentoj portën.”

Titulli kampion: Për titullin është ende shumë herët. Sot duhet të festojmë, ndërsa nesër do të përgatitemi për Teutën. Unë e kam thënë edhe më parë, ne duhet t’i marrim ndeshjen një nga një.

Pozicioni i preferuar: “Unë kam bërë disa role, por sigurisht ndihem mirë në mesin e fushës, një pozicion që bëj më mirë. Kam bërë gjithmonë atë që ka pasur nevojë trajneri.”

Gabimi i portierit: “Golat e pësuar do të analizohen në stërvitje. Falënderoj të gjithë djemtë për luftën. Ne japim maksimumin në stërvitje dhe ky është shpërblimi.”

Vllazni e ndryshuar: “Kanë ndikuar lëvizjet në klub. Ata janë të gjithë bashkë dhe bëjnë një punë të madhe. Në stërvitje është punuar shumë taktikisht. Pas kësaj fitoreje, Xhaferi dhe Voltana Ademi na uruan dhe na premtuan një shpërblim. Ishte një shumë e madhe, por nuk mund ta themi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!