Vojvoda e Rrahmani pozitiv, Strakosha…

Shërohet Shaland. Edhe drejtori i Lacios Igli Tare kaloi sprovën, testi i fundit negativ.

Nëse te Lacio, Tomas Strakosha dhe drejtori Igli Tare pas kalvarit me COVID-19, në tamponin e fundit dolën negativë, të tjerë shqiptarë që aktivizohen në Itali kanë rezultuar pozitivë.

Kështu Mërgim Vojvoda i sapo kthyer te Torino, u gjet me Koronavirues por të njëjtin fat pati edhe Amir Rrahmani te Napoli. Duket se efekti domino ka ndjekur lojtarët ‘Dardanë’. Fillimisht ishte trajneri i tyre Shaland teksa u izolua në Durrës kur në prag të miqësores me Shqipërinë, doli pozitiv.

Mbetur këtu, sot Shaland ka fluturuar drejt Zvicrës duke konfirmuar lajmin se ai është shëruar totalisht…

Për Rrahmanin ishte vetë klubi që publikoi lajmin në zyrtare ndërsa te Torino aty ku tekniku dhe dy futbollistë dolën pozitiv, ‘Granata’ ka thënë se lojtarët dhe tekniku janë izoluar pa përmendur emra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!