Superkupa e Italisë në 20 janar…

“Stadiumi Mapei – Città del Tricolore” i Rexhio Emilia është vendi i zgjedhur nga Liga e Serisë A për të pritur ndeshjen e Superkupës së Italisë 2020.

Juventus, fituesi i Serisë A 2019/2020 dhe Napoli që triumfoi në Kupë do të përballen zytraisht për trofeun e radhës të mërkurën 20 Janar 2021. Kjo u komunikua nga Serie A League në një postim zyrtar.

Kështu,trofeu i 33-të, do të diskutohet në Itali teksa në të kaluarën në 11-të raste u luajt jashtë vendit: katër herë në Kinë, dhe nga dy herë në Shtetet e Bashkuara, në Katar dhe në Arabinë Saudite. Një herë në Libi.

“Stadiumi Mapei – Città del Tricolore” në Rexhio Emilia, përuruar në 1995,sherben për takimet e Sasuolos në Seria A dhe ka 23.717 vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!